2018-02-09 16:31:00

Përfundoi Takimi i CCEE-së në Shkodër, për dialogun me myslimanët


Përfundoi me një vizitë në teqen e bektashijve në Krujë, Takimi i pestë i delegatëve të Konferencave Ipeshkvnore Evropiane (CCEE) për dialogun me myslimanët, që u mbajt këto tri ditë në Shkodër. Sot, pasdite, në orën 16.00, konferenca e shtypit, gjatë së cilës folën kryetari i ri i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo; kryeipeshkvi metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra; meshtari italian, don Andrea Pacini, pedagog në Fakultetin teologjik të Italisë Veriore dhe kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, zonja Loreta Aliko. Më hollësisht na informon zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, don Mark Shtjefni…








All the contents on this site are copyrighted ©.