2018-02-09 13:11:00

Imzot Krzysztof Marcjanowicz emërohet ceremonier papnor


Imzot Krzysztof Marcjanowicz, nga kleri i dioqezës së Krakovit e funksionar i Këshillit Papnor për nxitjen e ungjillëzimit të ri, u emërua ceremonier papnor. Zyra e Kremtimeve Liturgjike të Papës është organizmi i Selisë së Shenjtë, që përgatit dhe mbikqyr kremtimet liturgjike të Françeskut. “Mjeshtri” aktual – siç quhet ceremonieri – është imzot Guido Marini.

Zyra e Kremtimeve Liturgjike të Atit të Shenjtë është themeluar sipas normave të parashikuara në Kushtetutën Apostolike “Pastor Bonus” të 28 qershorit 1988. Ceremonierët papnorë ndihmojnë Papën në funksionet e tij kishtare e në rrethana të veçanta, edhe kardinajtë. Imzot Krzysztof Marcjanowicz foli të martën e kaluar në paraqitjen e Mesazhit të Kreshmëve të Papës Françesku, në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë.








All the contents on this site are copyrighted ©.