“T’i shohim Islamin dhe myslimanët përtej stereotipeve, paragjykimeve, imazheve të gabuara që japin disa mjete të komunikimit, si edhe përtej qëndrimit fanatik e të dhunshëm të një pakice myslimanësh”. Këtë nënvizon kryetari i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinali Jean-Louis Tauran, në mesazhin e tij për pjesëmarrësit në Takimin V të delegatëve kombëtarë të Konferencave Ipeshkvnore në Evropë (CCEE) për marrëdhëniet me myslimanët.
Takimi vijon që dje në Shkodër e do të përfundojë nesër, më 9 shkurt. Mesazhi u lexua në hapje nga kreu i zyrës për Islamin të dikasterit vatikanas, imzot Khaled Akasheh. Më hollësisht për këto dy ditë, flet me telefon nga Shkodra, zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, don Mark Shtjefni…
All the contents on this site are copyrighted ©. |