2018-02-07 14:18:00

Papa, pas tërmetit në Tajvan, solidaritet me popullsinë


Papa Françesku shpreh “solidaritetin” e tij për viktimat e tërmetit në Tajvan, ku është goditur veçanërisht qyteti portual i Hualien. Në një telegram ngushëllimi, me firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, dërguar ipeshkvit vendas, imzot Philip Huang Chao-ming, Ati i Shenjtë siguron lutjet e tij “për ata, që kanë humbur jetën” dhe për të plagosurit.

Impenjim për ndihmë

         Gjithashtu, inkurajon autoritetet civile dhe personelin e emergjencës, që po ndihmon popullsinë, si edhe uron që Hyji t’u japë forcë, paqe e bekime gjithë banorëve të Tajvanit. Bilanci i fundit flet për së paku gjashtë të vdekur, më se 250 të plagosur e rreth 60 të humbur.








All the contents on this site are copyrighted ©.