2018-02-06 17:04:00

Imzot Gjergj Meta: sfidat e presidencës së re të KISH dhe mbledhja e CCEE-së në Shkodër


Që dje, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka presidencën e saj të re. Në takimin e gjithë ipeshkvijve, u zgjodh kryetar, imzot George Frendo, deri tani, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit; zëvendësi i tij u zgjodh imzot Giovanni Peragine, deri tani ipeshkëv i Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut; ndërsa në detyrën e sekretarit të përgjithshëm u zgjodh imzot Gjergj Meta, deri tani ipeshkëv i dioqezës së Rrëshenit.

Pikërisht me imzot Gjergj Meten u lidhëm telefonikisht për ta uruar së pari atë dhe sivëllezërit ipeshkvij, për ta pyetur mbi sfidat e reja, që do t’i duhet të përballojë Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, por edhe mbi mbledhjen e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, që do të mblidhet nesër, më 7 shkurt e do të vazhdojë deri më 9 shkurt, në Shkodër…








All the contents on this site are copyrighted ©.