2018-02-05 20:52:00

Papa: Imzot Bizzeti, shpresoj nё përparime për njohjen e të krishterëve me Erdoganit


"Shpresoj që të shënoj një hap përpara në njohjen e Kishës Katolike e edhe të institucioneve themelore tё saj", tha ipeshkvi imzot Paolo Bizzeti, Vikar apostolik në Anadoli, duke komentuar takimin e Papës Françesku me presidentin turk Rexhep Tajib Erdogan.

"Problemi - shpjegoi ipeshkvi imzot Bizzeti pёr Vatikan News, portalin informativ tё Selisë së Shenjtë – ёshtё se në Turqi mungon një njohje autentike dhe reale e krishterimit. 90% nuk e njeh katolicizmin real e tё vërtetë: këtu nuk është fjala për prozelitizëm, por për të shprehur dhe dëshmuar besimin e vet. E pikёrisht nga mungesa e njohjes dhe e njohurive pёr tjetrit lindin keqkuptimet”. Për Imzot Bizzetin "ne duhet të çaktivizojmё spiralin që e ndalon lirinë e shtypit e tё shprehjes dhe nuk i jep mjetet ligjore asnjë pakice nё Turqi siç ёshtё edhe pakica jonё e krishterё, pёr tё pasur mundёsinё tё tregojmё se kush jemi". 








All the contents on this site are copyrighted ©.