2018-02-01 14:46:00

Dita për jetën: Komo, ekspozitë për Nënë Terezën, mbrëmësore e takime


“Nënë Tereza. Jeta, përshpirtëria e mesazhi” është titulli i ekspozitës, që “Qendra ndihmë për jetën” e Komos, në Italinë veriore, po e organizon në qendrën baritore kardinali Ferrari, me rastin  e Ditës italiane për Jetën, e cila do të kremtohet me 4 shkurt, me temë: “Ungjilli i jetës, gëzim për botën”. Realizuar nga Postulacioni i çështjes së shenjtërimit të Shën Nënë Terezës, ekspozuar edhe në Rimini, ekspozita do të përurohet më 3 shkurt e do të mund të vizitohet deri më 10 të muajit në vijim. Në këtë ditë, në orën 9.30, parashikohet takimi me imzot Rivën, drejtor i Revistës së Dioqezës së Komos e pedagog i teologjisë morale, që do të mbajë një bisedë me temë: “Gra e burra për jetën, në gjurmët e Nënë Terezës”. Me rastin e 4 shkurtit parashikohen edhe mbrëmësore, organizuar në pesë Qendrat e ndihmës për mbrojtjen e jetës, të pranishme në territorin e dioqezës së Komos. Çaste lutjeje do të kremtohen, më 3 shkurt, në Kiavena, Sondroi, Morbenjo, Mandelo del Lario e Luino. Për t’u theksuar posaçërisht, takimi i së shtunës, 3 shkurt, në orën 20.30, në Luinio, me dom Roberto Kolombon, anëtar i Akademisë Papnore për Jetën.

Me rastin e  Ditës për jetën  Cav-ët (Centro aiuto alla Vita- Qendrat ndihmë për jetën”), në dioqezë, njoftuan se kanë kontribuar në projektin “Një pikë qumësht”, organizuar nga Ndihmë për Kishën që vuan, në mbrojtje të foshnjave të Halebit.








All the contents on this site are copyrighted ©.