2018-01-31 14:38:00

Bashkësia Vinçenciane. Katër shekuj në dobi të njerëzve nevojtarë anë e kënd botës


Bashkësia rregulltarë Vinçenciane, familja e Etërve Lllazaristë dhe e Motrave Vinçenciane, përkatësisht Etërve e Bijave të Dashurisë së Krishterë, të cilët janë të pranishëm me veprimtarinë e tyre misionare në mbarë botën, me kremtimin e Meshës në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, shënuan katër shekuj të shërbimit të tyre në dobi të njerëzve nevojtarë anë e kënd botës. Më hollësisht të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt........

Të martën në mbrëmje, ne kishën katedrale “Shën Nëne Tereza” në Prishtine u kremtua një Meshë e veçantë, festa Jubilare katërqind vjeçare e themelimit të Bashkësisë rregulltare Vinçenciane. U quajt edhe Familja e Etërve Lllazaristë dhe të Motrave Vinçenciane, përkatësisht Etërve e Bijave të Dashurisë së Krishterë, misioni i te cilëve është i shtrire ane e kënd botes dhe dora e tyre misionare prek çdo nevojtare nder me te varfrit.  

Shkelqesia e tij, Imzot Dode Gjergji ne fjalen pershendetese tha: Jemi ne kishen tone te bukur qe te kremtojme se bashku me Eterit Llazariste dhe me Motrat Vincenciane. Eshte nje moment i mire e i rendesishem per kete familje por edhe per ne te gjithe ne Kishen e Kosoves sepse kemi nderin qe ta bashkecelebrojme kete meshe me Atin Gjeneral te Vellezerve Llazariste,Tomas Mavriq, i cili eshte slloven, e sllovenet e kane filluar karizmen e tyre edhe ne Kosove fillimisht me motren Gregoria. E, kjo vizite eshte ne kuader te katerqind vjetorit te themelimit te kesaj bashkesie apo familje.

Ndersa, une jam shume i gezuar kur shoh numer kaq te madh te motrave vincenciane dhe shume te rinje qe jane bashkuar kesaj meshe festive, katerqind vjetorit te karizmes vincenciane, tha fillimisht, Ati Gjeneral, Pater Tomas Mavriq. Ne fjalen e tij celebruese prej 30 minutash, foli per rendesine dhe shtrirjen e ketij misioni te shenjte kudo neper bote. “Familja jone gjithmone ka qene e perkushtuar ne sherbim te Krishtit Zot me te pervuajturit, duke ndihmuar e ngrohe zemrat e njerezve te varfer nder me te varfer kudo neper familje skamnore, ne shtepi te ndryshme, spitale e cdo kund tjeter qe ka qene e nevojshme”, tha Pater Mavriq, duke shtuar se kjo katedrale e bukur qe jemi mbledh ne kete kremtim eshte e Shen Terezes se Kalkutes. “Ju jeni me fat qe Shenjta Nene Tereze se pari eshte e juaja, e pastaj e botes. Ajo mori thirrjen ne kete toke, pikerisht ne Shenjtoren e Letnices, jo larg prej ketu. Ajo ishte e lidhur fort me Krishrtin dhe atij i sherbeu gjithe jeten e saj me sakrifica te medha per te ndihmuar njerezit e vuajtur dhe te perbuzur”, vlersoi Pater Mavriq, duke i bere thirrje rinise:

Te dashur djem e vajza merrni shembull Nene Terezen, nese e ndieni ne zemrat tuaja qe Jezusi iu therret sot qe ti bashkoheni misionit tone, pergjigjuni pozitivisht dhe bashkerisht ta nisim shekullin e peste te kesaj familje ne sherbimin tone ndaj motrave e vellezerve tane qe jane te varfer e kane nevoje per ndihmen, me gjithe zemrat tona, me miresine e pafund dhe me shpirtin e dashurise.

Ne fund te meshes, pershendeti edhe dom Fatmir Koliqi: Si famullitar i Prishtines pershendes Atin Gjeneral, Eterit Llazarist, motrat dhe gjithe familjen vincenciane qe kane zgjedhur qe ne katedralen tone te kremtojne permbylljen e katerqindvjetorit te karizmes vincenciane. Urime e paqit edhe shume vite e me hire Zoti iu percjellte ne misionin tuaj!. “Mos flisni shume per Dashurine, por duani te tjeret” me kete thenie te bukur te Shen Augustinit uroj te veproni me karizmin tuaj”, tha dom Fatmiri.

Ne nje atmosfere te gezueshme, ku beheshin foto te perbashketa kujtimi, urime e perqafime mikrofonin ia drejtuam Pater Luigji Kananto: Familja vincenciane ne Shqiperi e Kosove frymezohet me pershpirterine e Shen Vincencit De Paulit, e praktikisht ne Llazaristet merremi me Ungjillezimin e te verferve nder me te varfer. Jemi ne periferi te Shkodres, ne Vinda e Re, zone shume e varfer dhe merremi me permiresimin e jetes se perditeshme, shkojme te te varferit ne mesin e me te varferve sepse keshtu na ka mesuar Shen Vincenci.

Ndersa eprorja, moter Elizabete Salicunaj, shtoi: Misionaret tona ne Kosove veprojne qe nga viti 1927 dhe per momentin jemi 28 Bija te Dashurise Vincenciane dhe sherbejme ne gjashte famulli. “Fal dashurise se Zotit qe me thirri kur isha vetem 16 vjec ne Famulline e Zllakuqanit te Klines, tash jane bere 26 vjet qe i sherbej Krishtit, me te varfer. Kemi hirin qe veprojme me shembullin e Jezu Krishtit qe e kane ndjek edhe Shen Vincenci e Shen Luiza De Maria qe jane themeluesit tane. Qellimi kryesor ka qene lavderimi i Zotit duke i sherbyer Krishtit me te varfer, sherbejme ne spitalet e Prishtines e Pejes dhe neper ambulanca, vizita neper familje te varfera etj” tha motra Elizabete, e cila me pas iu ribashkua gezimit dhe atmosferes se bukur ne katedralen “Shen Nene Tereza” ne Prishtine.








All the contents on this site are copyrighted ©.