2018-01-30 14:31:00

Vatikani-Kina: për Pekinin, një vijë e vetme, ajo e Papës e Kuries Romake


Papa Françesku dhe Kuria Romake ndjekin të njëjtën vijë përsa u përket çështjeve kineze. Deklaratën e dha sot, drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke, pas lajmeve, sipas të cilave, Papa dhe kardinajtë e Kuries nuk mendojnë njëlloj për marrëdhëniet e Vatikanit me Kinën.

 “Papa është në kontakt të vazhdueshëm për çështjet kineze me bashkëpunëtorët e vet, – deklaron Burke – në veçanti me Sekretarinë e Shtetit dhe informohet prej tyre besnikërisht e në mënyrë të detajuar përsa i përket gjendjes së Kishës Katolike në Kinë dhe hapave në marrëdhëniet ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës Popullore Kineze, që ai i ndjek me vëmendje të veçantë. Prandaj, shkakton habi dhe keqardhje pohimi i kundërt nga ana e njerëzve të Kishës, që ushqen kështu, pështjellim dhe polemikë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.