2018-01-30 17:36:00

Imzot Scicluna, i dërguar i Papës në Kili, për rastin e imzot Barros


Salla e Shtypit e Vatikanit komunikon se kryetari i Kolegjit për shqyrtimin e çështjeve të krimeve të rënda “delicta graviora”, do të shkojë në Kili, me urdhër të Papës Françesku për çështjen e ipeshkvit të Osornos.

“Pas disa informacioneve, marrë kohët e fundit, për rastin e imzot Juan de la Cruz Barros Madrid, ipeshkëv i Osornos në Kili, Ati i Shenjtë vendosi që imzot Charles J. Schicluna, kryeipeshkëv i Maltës dhe kryetar i Kolegjit për shqyrtimin e apelimeve (për çështjet e krimeve të rënda ‘delicta graviora’) në Seksionin e Zakonshëm të Kongregatës për Doktrinën e Fesë, të shkojë në Santiago të Kilit për të dëgjuar ata, që kanë shprehur dëshirën të tregojnë elementet, që disponojnë”.

Pra, pavarësisht se gjatë udhëtimit të fundit në Kili, Papa Françesku e mbrojti ipeshkvin e Osornos nga akuza e mbulimit të një rasti pedofilie në dioqezën e vet, duket qartë se ka vendosur ta rihapë çështjen në të mirë të viktimave dhe në dritën e elementeve të reja.








All the contents on this site are copyrighted ©.