Me 29 janar, kalendari kishtar përkujton Shën Kostancin, martir e ipeshkëv i Perugjës.
Martiriologu Jeronimian e kujton më 29 janar. Sipas gojëdhënës, nga e cila kemi katër
variante, Kostanci u arrestua dhe u hoq zvarrë para konsullit Luçio gjatë persekutimit
të Antoninit.
Pasi u rrah mizorisht me kamxhik, u mbyll së bashku me disa shokë në një furrë të
madhe të ndezur, prej nga doli mrekullisht i paprekur. U flak rishtas në burg, ku
me sjelljen e tij shembullore, ia doli t’i kthejë në fenë e Krishtit rojet, që e ndihmuan
të ikte.
U strehua në shtëpinë e një farë Anastasi, edhe ky i krishterë, por u arrestua përsëri.
U martirizua pranë Kishës së Trivios, në zonën e Folinjos, ku shërbente. Kisha u shemb
rreth vitit 1527, po fusha ku derdhi gjakun për Krishtin vijon t’ia ruajë emrin. Quhet
edhe sot e kësaj dite ‘Fusha e Shën Kostancit’.
Pas martirizimit, reliket e shenjtit u mbartën në Perugja e u varrosën në vendin mbi
të cilën më pas u ngrit katedralja e qytetit italian.
All the contents on this site are copyrighted ©. |