2018-01-28 02:00:00

Shenjtorët e Javës 28 janar – 4 shkurt


E diel 28 janar, Kisha katolike kremton tё dielёn e 4-tё gjatё vitit liturgjik, e gjithnjё mё 28 janar, kalendari përkujton edhe festën e Shën Tomës së Akuinit, meshtar dominikan, doktor i Kishës, pajtor i shkollave katolike. Liturgjia e ditёs na nxit të meditojmë për revolucionin fetar që solli Jezu Krishti, i cili u kujtoi njerëzve se pastërtia fizike nuk duhet ngatërruar me pastërtinë fetare, që është pastërti e shpirtit. Është zemra ajo që duhet pastruar - vijon të na porositë Krishti.

Të hёnёn mё 29 janar, kalendari kishtar pёrkujton Shën Kostancin, ipeshkëv i Perugjës e Shenjtorët Papia e Mauri, ushtarë martirë. Liturgjia e ditёs na kujton se Krishti kërkon edhe shëlbimin e paganëve e se ai ngadhënjen mbi vdekjen e mbi të gjithë shpirtrat e ndyrë. Ngjallja e Jezusit hapi rrugën për t’ia predikuar Ungjillin mbarë njerëzimit.
 
Të martën me 30 janar, kalendari kishtar pёrkujton festën e Shën Martinës, martire. na kujton se fuqia që del nga Jezusi shëron e jep jetë. Kush është me të, kush e prek, kush e takon e e mikpret, fiton nga Zoti jetën e pasosur.
 
Të mёrkurёn mё 31 janar, kalendari kalendari kishtar pёrkujton Shën Gjon Boskon, meshtar e themelues i Salezianëve, atë e mësues i të rinjve. Liturgjia e ditёs na kujton se na kujton se edhe njerëzit e kohëve tona shkandullohen e çuditen për Jezusin: e për ta pranuar, duhet parë me sytë e fesë e të dashurisë, që na mësojnë se Krishti është Biri i Zotit e se prandaj vetëm kush beson në Të, e percepton të renë që Ai e Fjala e Tij Ungjillore sjell ndërmjet njerëzve.

Tё enjten mё 1 shkurt, kalendari kishtar pёrkujton Shёn Brigjidën, abateshë në Irlandë dhe shën Ludovikën Alberoni, vejush romake. Liturgjia e ditës na kujton se Dymbëdhjetë Apostujt, të thirrur nga Jezusi, nisin misionin e shëlbimit: predikojnë pendesën dhe mbretërinë e Hyjit, pastrojnë zemrat njerëzore nga e keqja, kujdesen për ata që vuajnë. Janë të dërguar për të dëshmuar jetën, duke u bërë shembull e model për të krishterët e të gjitha kohërave.

Të premten me 2 shkurt, nga kalendari kishtar kremton festën e Paraqitjes së Krishtit në tempull, që ndër shqiptarë njihet edhe si festa e Zojës së qirave. Liturgjia e kësaj feste na çon në skenën biblike ku, të mbyllur brenda mureve të Tempullit, Simeoni e Ana, sipas Ligjit fetar të popullit Hebre, presin dritën dhe shpëtimin. Por Jezusi nuk do të kufizohet brenda mureve. Zoti do të përshkojë udhët e botës për të shpëtuar mbarë njerëzimin.

Të shtunёn me 3 shkurt, kalendari përkujton shën Vlashin, ipeshkëv i Sebastës, martir. Liturgjia e ditёs na kujton se Zoti është bariu i çdo besimtari: kush ecën pas tij, nuk ka frikë nga askush, nuk i mungon asgjë!

Të dielёn e ardhshme me 4 shkurt, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 5-të gjatë vitit kishtar, e po këtë ditë kalendari përkujton edhe shën shën Eutikin, martir dhe shën Jozefin nga Leonesa, kapuçin.  Liturgjia e ditёs na kujton se në jetën e shenjtorëve e gjejmë Jezusin që tregon një pushtet aq të fuqishëm mbi forcat e natyrës, sa t’i nxisë dishepujt t’i bëjnë vetes pyetjen: “Kush është ky?”. Përgjigjen e gjejmë në fe, që na i hapë sytë për të kuptuar kush është në të vërtetë Jezu Krishti e për të lëvduar Zotin, që e mbajti premtimin.








All the contents on this site are copyrighted ©.