2018-01-28 20:46:00

Apeli i Papës: Tё ndalet dhuna çnjerëzore kundër popullit afgan


Pas lutjes sё mesditës tё Engjëllit tё Tёnzot, kremtuar sot nё Sheshin e Shёn Pjetrit nё Vatikan, Papa Françesku u lut për viktimat e shumta qё kanё shkaktuan dy sulmet e fundit në Kabul, ku sipas njoftimeve tё fundit, janё 103 tё vdekur, dje në afërsi të "Pallatit tё Paqes" dhe një javë më parë nё sulmin ndaj Hotel Intercontinental, e Papa pyeti deri kur afganët do të duhet ta durojnë këtë dhunë.

Dje nga Afganistani mora lajmin e dhimbshëm tё masakrës së tmerrshme terroriste kryer në kryeqytetin Kabul - tha Papa Françesku - me gati njëqind të vdekur e shumë të plagosur. Pak ditë më parë një tjetër sulm i tmerrshёm, gjithmonë në Kabul, ka shkaktuar terror e vdekje në një hotel të madh. Sa gjatë do të duhet që populli afgan ta durojё këtë dhunë çnjerëzore? Tё lutemi për të gjitha viktimat dhe pёr familjet e tyre; e tё lutemi për ata, qё në atë vend, vazhdojnë të punojnë për ndërtimin e paqes.








All the contents on this site are copyrighted ©.