2018-01-27 14:45:00

Papa Kryqit Kuq: misioni vullnetar ёshtё ai i Samaritanit të Mirë


Jo egoizmit social, nё qendër tё vëmendjes e tё veprimtarisë sonë duhet tё jetё pёrherё "kujdesi për njerëzit", e kurrë "interesat ekonomike". Kёshtu u shpreh Papa Françesku në audiencë mё anëtarët e Kryqit të Kuq Italian dhe me presidentin e tyre Francesco Rocca, në sallën e Palit VI, nё Vatikan. "Të dashur vëllezër e motra, - tha Papa Bergoglio – Kryqi Kuq zhvillon një shërbim të pazëvendësueshëm në të gjithë Italinë dhe botën, bën një vepër tё çmuar si për punën që realizon materialisht, e po kёshtu edhe për frymën me të cilën e kryen, duke ndihmuar nё përhapjen e një mentalitet të ri, më të hapur, më solidar”. Papa Bergoglio i ftoi tё gjithё ata që punojnë për Kryqin Kuq italian të jenë gjithmonë "të paanshëm". 

"Misioni i vullnetarit, që është i thirrur tё përkulet mbi këdo që ka nevojë dhe t'i japë ndihmën e nevojshme çdo personi në një mënyrë të përzemërt, me dashuri dhe pa interes, sikur na kujton figura ungjillore e Samaritanit të Mirës". Tha akoma Papa Françesku nё audiencë me anëtaret dhe vullnetarët e Kryqit Kuq Italian. "Është një shëmbëlltyrën e Jezusit - shpjegoi Papa - pasuria e pashtershme e tё cilit na ofron një dritë të çmueshme në veprimtarinë dhe vlerat tuaja tё sanksionuara në statutin tuaj ".

"Parimi i parё themelor që pohon Statuti ёshtё njё parim 'njerëzor', i cili çon në 'parandalimin dhe lehtësimin 'vuajtjes njerëzore’  kudo" - kujtoi Papa -: 'Njerëzimi', në sajë të të cilit ju kujdeseni për vuajtjet e shumë njerëzve, është e njëjta gjë që e nxiti Samaritanin e Mirë qё përkulet mbi njeriun e plagosur e tё shtrirë për tokë. Ai ndjen dhembshuri pёr tё dhe bëhet i afërm i tij: pa mëshirë, do të kishte qëndruan në largësi, e njeriu që hasi nё cuba do të kishte mbetur për të vetëm një subjekt pa fytyrë".








All the contents on this site are copyrighted ©.