2018-01-25 12:01:00

Papa Françesku takon familjarët e viktimave të Rigopianos, në Shën Martë


Papa Françesku kremtoi sot meshën në Shtëpinë e Shën Martës në Vatikan, gjatë së cilës nuk e tha homelinë. Me këtë rast, ishin të pranishëm familjarët e viktimave të tragjedisë së Hotel Rigopianos, në Itali, ku vjet, më 18 janar, një ortek dëbore e mbuloi strukturën, duke shkaktuar 29 të vdekur.

 “Ishte takim shumë i përzemërt, mjaft intim. I mbushur me lutje e sidomos me shumë mallëngjim”. Me këto fjalë e përshkruan kryeipeshkvi i Pescara-Penne, imzot Tommaso Valentinetti. “Familjarët e viktimave të Rigopianos deshën ta takonin Papën, që ta ndjenin afërsinë atërore të tij, të cilën ia njohim të gjithë e duam që të vazhdojë ta shprehë në Kishë”. Të gjithë i dhanë Atit të Shenjtë një kujtim, diçka që u përkiste njerëzve, të cilët tashmë, nuk janë më.

 Papa Françesku u mallëngjye, i përqafoi dhe i takoi të gjithë një për një, duke u dhënë bekimin e tij apostolik.








All the contents on this site are copyrighted ©.