2018-01-25 10:21:00

Papa, mё 2 shkurt, kremton Ditёn Botёrore tё Jetёs sё Rregulltare, nё Vatikan


Papa Françesku, mё 2 shkurt, kremton Ditёn Botёrore tё Jetёs sё Pёrkushtuar, nё Bazilikёn e Shёn Pjetrit, nё Vatikan. Pra, Kisha do të kremtojё mё 2 shkurt, festë liturgjike tё Paraqitjes së Zotit në Tempull, e nё përkim me kёtё solemnitet bie Dita Botërore e Jetës së Kushtuar, Dita e Jetёs Rregulltare. Papa Françesku, në këtë ditë të falënderimi dhe tё lutjes për dhuratën e thirrjeve tё shenjta, do të kryesojë kremtimin Eukaristik në orën 17:30 në bazilikën e San Pjetrit në Vatikani.

"Janё me mijëra burra dhe gra rregulltarë tё kushtuar Zotit në mbarë botën, që e jetojnë dhuratën e thirrjes sё tyre nё jetën rregulltare a murgare me gëzim dhe gatishmëri, sipas karizmave tё shumta, të çilat në jetën e tyre kërkojnë fytyrën e Hyjit, e impenjohen për të ndërtuar paqen dhe vëllazërinë, pavarësisht nga vështirësitë - kujton kardinali Joao Braz de Aviz, Prefekti i Kongregatës sё Vatikanit për Institutet e Jetës së Kushtuar e Rregulltare - Ne Jetojmë një moment tё veçantë në historinë njerëzore që ka nevojë për një ndjenjë e domethënie vokacionale të jetës: kemi nevojë për një projekt, një burim qё na ofron kuptimin ekzistencial, plot me gëzim dhe shpresë".

Nё ditёn e kremtimit tё festes së Paraqitjes së Jezusit në tempull, mё 2 shkurt, është edhe dita e Jetës së Kushtuar. Kisha ka dashur ta bëjë të përputhen këto ngjarje, duke kujtuar se kjo ditë e jetёs rregulltare, ka për qëllim ta ndihmojë tërë Kishën që ta vlerësojë gjithnjë e më tepër dëshminë e personave që kanë zgjedhur të ndjekin Krishtin më për së afërmi përmes këshillave ungjillor dhe njëkohësisht dëshiron të jetë për njerëzit e kushtuar rast i volitshëm që të ripërtrijnë premtimet dhe të rigjallërojnë ndjenjat e karizmat që duhet ta frymëzojne dhurimin e tyre, që ia kanë bërë Zotit. Kjo ditë realisht, në të cilën rregulltarёt e rregulltaret ripërtërijnë edhe kushtimin e tyre Zotit, dëshiron dhe duhet të jetë një moment lutjeje, pushimi dhe reflektimi shpirtëror, pёr të shikuar përpara me besim, duke besuar në besnikërinë e Hyjit dhe nё fuqinë e hirit të Tij, i cili është i aftë të veprojë gjithmonë gjëra të mrekullueshme! 








All the contents on this site are copyrighted ©.