2018-01-25 21:40:00

Aksident hekurudhor nё Milano: ngushëllimet e Papës, lutet për viktimat


"Thellësisht i trishtuar për aksidentin e rënd hekurudhor që ndodhi sot në Pioltello, afër Milano-s", Papa Françesku "shpreh ngushëllimet dhe pjesëmarrjen e tij në dhimbjen e atyre që janë goditur nga ngjarja dramatike e, ndërsa siguron lutjet për shpirtin e të gjithë atyre që humbën jetën tragjikisht, uron shërim të shpejt për pasagjerët që mbetën të lënduar dhe u dërgon nga zemra Bekimin e tij apostolik". Kështu shkruan Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin, në emër të Papës Françesku në një telegram dërguar kryeipeshkvit të Milano-s.








All the contents on this site are copyrighted ©.