2018-01-24 09:11:00

Papa Françesku: takon një përfaqësi të komunitetit të Yazidёve


Papa Françesku takon sot një përfaqësi të bashkësisë së Yazidёve. Takimi mbahet para audiencës së përgjithshëm në Sallën e Palit VI nё Vatikan. "Unë jam veçanërisht i lumtur që Ati i Shenjtë e pranon këtë komunitet që ka qenë persekutuar me forcë e ashpër gjatë viteve të fundit, veçanërisht nga ISIS. Sigurisht është një takim në të cilën Ati i Shenjtë do të shfaq solidaritetin dhe afërsinë e tij tё veçantë", tha kardinali Fernando Filoni, Prefekt i Kongregatës sё Selisë sё Shenjtë për Ungjillëzimin e popujve, për Vatikan News.

Kardinali kujtoi se kur ishte pёr vizitë në Irak dhe pasi rastin t’i takonte disa komunitete Yazide bashkё me liderët e tyre: "Kjo ndodhi kur Ati i Shenjtë Papё  më dërgoi për t’u shprehur solidaritetin e tij, dhe me atё rast unё pashë vuajtjen e madhe, vuajtjen e rёnd, tejet tё madhe në të cilën gjendeshin këto familje, shumë prej të cilëve kishin humbur burrat e tyre,  fëmijët e tyre, disa kishin arritur të shpëtonin, të tjera ishin  'skllavёruar'








All the contents on this site are copyrighted ©.