2018-01-21 14:32:00

Papa peruvianёve: "Mos lejoni t’u rrëmbehet shpresa"


"Kur u dëgjuan goditjet e Niño-s, këto toka ditën dhe qenë në gjendje të viheshin përsëri nё lëvizje e madje patën edhe vajin e nevojshëm për të vrapuar dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin si vëllezër të vërtetë”. Me këto fjalë Papa lavdëroi peruvianёt e veriut gjatë Meshës, kremtuar në Huanchaco Esplanade, përballë 200 mijë besimtarëve tё pranishëm, gjatё sё cilёs Ati Shenjt përmendi plagët e veriut tё Perusё: dhuna e organizuar, mungesa e arsimimit, këndej e edukimit, mungesa e punës dhe ajo e një strehimi të sigurt.

Në takimin me klerin në seminarin e Tujilllo-s, Papa Françesku i ftoi njëmijë meshtarët, rregulltarët dhe seminaristët që të dinë të qeshin me veten e tyre, në mënyrë që të mos bëhen «profesionistë të gjërave tё shenjta që e harrojnë popullin e tyre». Jo ndarjeve e "nёnkёmbёzave”. Në kremtimin Marian, pёr nder tё Zojёs sё Bekuar në Plaza de Armas tё Trujillo-s, Papa Françesku ripohoi se gjuha e Zotit shprehet gjithmonë në "dialekt": "Maria do të jetë gjithmonë një nënë metis – nёnё e përzier". Vlerёsimet e fundit janё për nënat dhe gjyshet, tё cilat – sipas Papës Françesku – janё "forca e vërtetë lëvizëse dhe drejtuese" e shoqërisë peruviane. Duhet të luftojmë kundër "rasteve të shumta të feminicidit", kundёr kёsaj "murtaja" që prek kontinentin e Amerikës Latine, ngriti zёrin Papa Bergoglio.








All the contents on this site are copyrighted ©.