2018-01-20 13:02:00

Papa: Peru; viziton nё Trujillo zonën e përmbytur nga El Nino


Sot, në ditën e parafundit të vizitës sё tij në Peru dhe tё udhëtimit tё 22-tё ndёrkombёtar apostolik që e solli më parë edhe në Kili, Papa Françesku shkoi nga Lima në Trujillo, qyteti i dytë i Peru-sё, në bregdetin verior, i njohur për bukurinë e qendrës  historike qё pasqyron edhe periudhën koloniale.

Papa niset me aeroplan nga Lima në orën 7:40 lokale (13:40 evropiane) të mbërrijë në Trujillo një orë e gjysmë më vonë. Në 10.00 lokale (16.00 evropiane) do të kremtojё Meshën në fushën bregdetare Huanchaco, një destinacion i njohur për surfistёt, që mund të pranojë rreth 500 mijë besimtarë. Këndej, Papa do tё pёrshkojё me 'papamobile' lagjen 'Buenos Aires' tё Trujillo-s, e cila në prillin e vitit 2017 qe goditur nga përmbytjet e shkaktuara nga 'El nino'.

Në ora 15.00 lokale (21.00 evropiane) ёshtё nё program një vizitë e shkurtër e Papёs Françesku në Kishёn katedrale, gjysmë ore më vonë, vizita në Kolegjin e Seminarit Shёn Karlo e Shёn Marçeli, ku Papa do të takohet me klerin, rregulltarёt dhe seminaristёt e dioqezave kishtare tё veriut të Perusë. Në orën 16:45 lokale, së fundi (22.45 evropiane), kremtimi Marian për nder tё Virgen de la Puerta në pjesën qendrore tё Plaza de Armas. Nё mbarim tё kёtij kremtimi, nisja me aeroplan për nё Lima është parashikuar në ora18.15 lokale (00.15 evropiane).








All the contents on this site are copyrighted ©.