2018-01-19 14:23:00

Mesazhi Papës për Emigrantët e refugjatët, u paraqit nga Kisha e Kosovës në Prishtinë


Mesazhi i Papës Françesku për Ditën Botërore të Paqes, me temë: “Migratët dhe refugjatët: burra e gra në kërkim të paqes”, u prezantua më 18 janar pranë rezidencës së ipeshkvit të Kosoves, në Prishtinë, nga drejtori gjeneral i Karitasit te Kosoves. Më hollësisht nga kryeqyteti i Kosovës të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt......

“Emigrantet dhe refugjatet: burra e gra ne kerkim te paqes”, siç dihet kete titull mbane mesazhi i Atit te Shenjte, Papa Franceskut drejtuar botes me rastin e kremtimit të Krishtlindjes. Shume emigrante pat thene Papa detyrohen qe te largohen nga tokat e veta, per shkak te lidereve te tyre, te cilet pa menduar dy here, bejne te mundur derdhjen e gjakut te njerezve te pafajshmem. Ai bente, e ben thirrje  te vazhdueshme qe askush ne bote mos ta injoroje kete fakt te dhembshem.

Ky mesazh i Papes per vitin 2018 u prezantua me 18 janar ne rezidencen e ipeshkvit te Kosoves ne Prishtine nga drejtori i Karitasit te Kosoves, dom Viktor Sopi. Ai tha se, duke filluar nga ky mesazh, Papa Francesku sherbimin e tij e ka veçuar per të drejtat e njeriut, ne veçanti per refugjatet, kudo pa dallim, e posaçërisht nga Lindja e Mesme qe jane me miliona emigrante.

“Ne bote jane mbi 250 milione emigrante, nder ta 25 milione refugjate te persekutuar dhe te maltretuar ne vendet e tyre. Papa vuri ne dukje rritjen e numrit te refugjateve ne shekullin 20”, tha dom Viktori .

Duke iu referuar gjithnje fjalëve të Papes, ai vazhdim tha ne se emigrantet dhe refugjatet nuk emigrojne me duar te zbrazeta, ata sjellin thesarin e larte te kultures se tyre, prandaj duhet t’u mundesohet, pranimi, mbrojtja, promovimi dhe mikpritja e tyre, me mbeshtetje te barabarte. “Qeverite e botes duhet te ndertojne ura dhe jo mure, te ndertjetojne ura pa frike, ndonese ajo mund te jete momentale, sikurse qe mund te jene te tilla edhe shkaqet e trazirave brenda qeverive, por e ardhmja me siguri eshte e perbashket dhe me e lumtur” perfundoi dom Viktori duke e cituar Papa Franceskun.

Me nje fjale rasti  u paraqit edhe Aziz Pollozhani, rektor i Universitetit “Nene Tereza” ne Shkup, i cili kerkoi qe edhe arsimi ti bashkoje njerezit, ne menyre qe, siq tha, femijet e te rinjte te edukohen me paqen ne shpirt, e te pergatiten  per te ardhmen e tyre, per te jetuar te hapur drejte diversitetit, te mendojne e veprojne  te papenguar. “Ta ndjejme lirine, te shpikim inovacione, e mbi te gjitha te jemi njerez te mire dhe te ndergjegjshem”, tha prof. Pollozhani.

Ndersa Imzot Dode Gjergji, te pranishmit i pershendeti shkurt:  “Njeriu, njeriut i behet ujk kur eshte i pashpirt, por derisa nje njeri ka shpirt, atehere mund te them, se njeriu, njeriut i eshte vella”, tha Imzot Dode Gjergji duke  lutur Zotin per dashuri ndaj gjithe njerezimit pa marr parasysh percaktimet  dhe dallimet fetare. 








All the contents on this site are copyrighted ©.