2018-01-18 00:55:00

Papa: nё universitet tё mёsohet gramatika e dialogut dhe takimit


Papa Françesku vizitoi Universitetin Papnor Katolik, themeluar më 21 qershor 1888 me iniciativën e kryeipeshkvit të atëhershëm të Santiago-s sё Kilit, mons. Mariano Casanova. Para qindra studentëve e eksponentëve të botës akademike kiliane, Papa rikujtoi urgjencën e një "alfabetizimi integral".

Universitetet do tё duhej të ishin laboratorë për dialog dhe takim, të aftë për të kapërcyer çdo formë fragmentimi dhe interesi individual. Në ditën e tij të tretë tё vizitës apostolike në Kili, Papa Françesku vizitoi Universitetin Katolik Papnor me rastin e 130-tё vjetorit tё themelimit, dhe në fjalimin e tij drejtuar tё pranishmeve kujtoi se "inteligjenca” e “ekselenca akademike", tё "harmonizuara me fenë, drejtësinë dhe dashurinë, nuk zhvlerësohen aspak, por përkundrazi, fitojnë një forcë profetike ", sidomos për ata që janë tё braktisur për shkak të "kulturës së mbeturinave (scarto )".

Nxitja e një alfabetizimi integral

Pas përshëndetjes sё rektorit, Ignacio Sánchez, i cili uroi qё prania e Pasardhësit të Pjetrit tё mund tё hap njё "hapësirë ​​të re për dialog" dhe tё nxis një ripërtëritje nё universitet, Papa nënvizoi se tё flasësh për sfidat e sotme do tё thotë të pranosh se ka situata që kërkojnë një rishikim e një rimendim, "një reflektim që nuk është naiv, utopik e aq më pak vullnetar". Para lëvizjes tejet tё shpejt tё disa proceseve të caktuara dhe ndryshimeve, kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë "të frenosh zhvillimin e njohurive", por t’i bësh universitetet vende të veçanta e tё privilegjuara "për të praktikuar gramatikën e dialogut që formën pёr takim me tjetrin."

Shoqëria e lëngët dhe "reja"

Në Universitetin Katolik Papnor, ku - ndër shumё të tjerё - ka përfunduar studimet e veta edhe Shёn Alberto Hurtado, Papa Bergoglio përsëri shprehu shqetësim për tё ashtuquajturën "shoqëri të lëngshme", siç përcaktohet nga sociologu Zygmunt Bauman, ku "pikat e referimit po zhduken". Sot duket se "reja" është "pika e re e takimit", thekson Papa, qё për fat të keq karakterizohet nga paqëndrueshmëria dhe mungesa e pёrmbajtёsisë. Ndёrsa, do tё duhej të rizbulonim kuptimin e thellë të "ne-sё", së komunitetit, duke tejkaluar "interesat individuale" që krijojnë konflikte e dhunë.

Rigoroziteti shkencor dhe intuita popullore

Në mesin e qindra studentëve dhe akademikëve, të cilët në mënyrë të përsëritur e ndërprisnin fjalimin e Atit tё Shenjtё me duartrokitje, Papa Bergoglio kujtoi së fundi, misionin e universitetit, i cili ёshtё i thirrur të jetë nё "shërbimin e bashkëjetesës kombëtare ", "laborator" për të ardhmen e një vendi, "duke kapërcyer çdo logjikë antagoniste dhe elitare të dijes". Ftesa është ajo që "gjithmonë të kërkohen hapësira të reja tё dialogut, në vend të ndeshjes; tё kërkohen e krijohen hapësira takimi e jo ndarje; tё kërkohen rrugët e përputhjeve miqësore". Dhe në këtë proces dinamik dhe të virtytshëm, "intuita popullore" nuk duhet të heshtë, sidomos duke menduar për pasurinë kulturore të komuniteteve aborigjene. "Dituria – përfundoi Papa  Françesku - duhet gjithmonë të ndihet në shërbim të jetës dhe të ballafaqohet me të në mënyrë që të vazhdojë të përparojë".

Dhurata për Universitetin Papnor Katolik

Papa Françesku, pasi shprehu kënaqësinë  pёr "përpjekjet e ungjillëzimit" dhe "vitalitetin e gëzueshëm" që bёn baritoria universitare, "një shenjë tё një Kishë të re, të gjallë e nё 'dalje'", i dhuroi Universitetin Katolik Papnor një atlas detar qё i atribuohet Bartolome Oliva-a. Faksimili, i prodhuar në vetëm 50 kopje, riprodhon me besnikëri atlantin detar Urbinate Latin 283 të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit. Dorëshkrimi përbëhet nga 14 tabela detare me ngjyra në pergamenë.








All the contents on this site are copyrighted ©.