2018-01-18 17:49:00

Papa Françesku kremton një martesë në avionin nga Santiago në Iquique


Gjatë udhëtimit me avion nga Santiago i Kilit në Iquique, Papa Françesku kremtoi martesën e një çifti kilian, të dy stuart të kompanisë ajrore Latam. Lajmin e jep drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke, i pranishëm në avion, duke nënvizuar vlefshmërinë e Sakramentit. Martesa u kremtua në lartësinë 36 mijë këmbë. Emrat e dy të martuarve janë Paula Podestà Ruiz, 39 vjeç, dhe Carlos Cuffando Elorriaga, 41 vjeç. Të dy ishin martuar në gjendjen civile dhe kishin pasur në program të martoheshin në kishë, por për shkak të tërmetit të vitit 2010 e pastaj për probleme të tjera, e kishin shtyrë gjithnjë datën. Tashmë, patën fatin të martoheshin nga Papa.

         “Është gëzim i madh. Të martohesh nga Papa në avion: nuk ka gjë më të bukur për një çift, që duhet”, deklaron Carlos Cuffando Elorriaga. “Ndodhi gjithçka spontanisht, s’kishte asgjë të përgatitur. Papa e dëgjoi historinë tonë dhe vendosi të kremtonte martësën”, shton. Në çertifikatën e martesës lexohet: “Më 18 janar 2018, gjatë udhëtimit papnor nga Santiago në Iquique, zoti Carlos Cuffando Elorriaga është martuar me zonjën Paula Podestà Ruiz, në praninë e dëshmitarit Ignacio Cueto. Ati i Shenjtë, Papa Françesku pranoi konsensusin e tyre”.








All the contents on this site are copyrighted ©.