2018-01-17 00:59:00

Papa në Kili: ipeshkvijve, Kisha nuk ёshtё elitë, jemi shërbëtorë, jo "klerikalizmit"


"Një nga problemet me të cilat përballet sot shoqëria jonë është ndjenja e të qёnit jetimë, që është, ndjenja se nuk i përket askujt". Kёshtu tha Papa, nё takim me 50 ipeshkvijtë kilianë, nё Santiago tё Kilit. "Kjo ndjenjë postmoderne mund të depërtojnë nё ne dhe në klerin tonë”, ky qortimi i Papës Françeskut: "Atёherё ne fillojmë të mendojmë se ne nuk i përkasim askujt, pastaj harrojmë se jemi pjesë e popullit të shenjtë e besnikë tё Zotit dhe se Kisha nuk është e nuk do të jetë kurrë një elitë e personave të përkushtuar si meshtarët ose ipeshkvijtë". Pra, Papa u tha ipeshkvijve se Kisha nuk ёshtё elitë, e kujtoi se meshtarët e ipeshkvijtë janë shërbëtorë, e i tha jo "klerikalizmit".

"Ne nuk mund ta mbështesim jetën tonë, vokacionin tonë ose misionin tonё pa këtë vetëdije se jemi popull i Zotit", kjo, pra, është  receta e Papёs Françeskut, sipas të cilit "mungesa e vetëdijes se i përkasin popullit të Zotit si shërbëtor dhe jo si pronarё, mund tё na çojë në njërin prej tundimeve që i shkakton dëme të mëdha dinamizmit misionar, të cilin jemi të thirrur ta promovojmë: kur mungon ky ndërgjegjësim, klerikalizmi shfaqet si njё karikaturë e thirrjes që kemi marrë prej Zotit".








All the contents on this site are copyrighted ©.