2018-01-16 17:16:00

Vritet kreu politik i serbëve të Kosovës


U vra sot paradite në Mitrovicë, kreu i njohur politik i serbëve të Kosovës, Oliver Iovanoviç. Qeveria e Beogradit vendosi të tërheqë delegacionin e vet, i cili që sot, ndodhej në Bruksel për sesionin e ri të bisedimeve të nivelit teknik me përfaqësuesit e Prishtinës, përmes ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian. Ndërkaq, policia e Kosovës ka caktuar një shpërblim prej 10 mijë eurosh për ata, që do të japin informacione të vlefshme mbi vrasjen e Oliver Iovanoviçit.








All the contents on this site are copyrighted ©.