2018-01-16 09:37:00

Papa: në Kili, me mijëra njerëz e përshëndesin rrugëve tё Santiago-s


Papa Françesku  mbërrini në Santiago de Cile, kryeqytetin e Kilit. Aeroplani i tij u ul rreth një orë mё herё nga koha e planifikuar. Në aeroportin ndërkombëtar tё kryeqytetit kilian, Papa  Françesku u prit nga presidentja e Kilit, nё përfundim tё mandatit, zonja Michelle Bachelet Jeria.

I gëzuar dhe i qetë, Papa Françesku mori një buqetë tё vogël me lule nga dy fëmijë dhe më pas përshëndeti personalitetet e ndryshme dhe ipeshkvijtë e Kilit që kishin dalur nё aeroport për ta pritur.

Mijëra e mijëra njerëz e përshëndeten, pastaj, kalimin e Papës me 'papamobile' rrugëve tё Santiago-s tё Kilit, nga aeroporti deri në Nunciaturën Apostolike, ku Ati i Shenjtë Bergoglio qëndron gjatë vizitës sё tij apostolike nё Kili. I shoqëruar në 'papamobile' tё hapur nga kryeipeshkёvi kilian, kardinali Riccardo Ezzati Andrello, Papa Françesku përshëndeti dhe bekoi turmën e hareshme tё popullit në të dy anët e rrugёs.

Pas mbërritjes në Nunciaturë, Papa u ndal akoma duke përshëndetur qindra e qindra besimtarë që e përshëndetnin ardhjen e tij, e nga tё pranishmit pranoi edhe disa dhurata të vogla, lejoi disa besimtarё tё fotografoheshin me tё me telefonat celularë dhe përqafoi e bekoi në veçanti fëmijët.








All the contents on this site are copyrighted ©.