2018-01-15 14:20:00

Papa: lutja për bashkimin e të krishterëve, më 25 janar në bazilikën e Shën Palit


Të enjten më 25 Janar 2018, në orën 17:30, në bazilikën e Shën Palit jashtë mureve, në Romë, Papa Françesku do të kryesojë kremtimin e lutjes së Mbrëmësores së Dytë të solemnitetit të Kthimit të Shën Palit Apostull. Rasti është mbylljes e Javës së Lutjes për Bashkimin e të krishterëve që sivjet ka për temë: "E fuqishme është dora jote, o Zot", marrë nga Libri i Daljes kreu 15,6. Kështu njofton Salla e Shtypit e Vatikanit, duke shtuar se në kremtimin e Mbrëmësores do të marrin edhe përfaqësuesit e Kishave e Komuniteteve tjera të krishtera të pranishme në Romë.








All the contents on this site are copyrighted ©.