2018-01-15 14:32:00

Kosova fillon Vitin Jubilar të Gjergj Kastriotit


Kosova fillon Vitin Jubilar të Gjergj Kastriotit, në 550-vjetorin e vdekjes së tij, me manifestime e kremtime të ndryshme në të gjitha nivelet. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt......

Kosova fillon Vitin Mbarëkombëtar te Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Shqipëria dhe Kosova bashkërisht më 28 nëntor 2017, e kanë shpallë 2018, në vit mbarëkombëtar të Heroit tonë të papërsëritshëm, i njohur edhe si Atlet i Krishtit, Gjergj Kastriot Skënderbeut  në 550 vjetorin e vdekjes së tij, me ç’rast është formësuar edhe logoja e këtij viti me rendësi te veçantë, nën firmën e se cilës gjate gjithë vitit do te këtë manifestime e kremtime te ndryshme ne te gjitha nivelet, kendej e andej kufirit.

Menjëherë pas shpalljes së Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, Qeveria e Kosovës ka formuar komisione ndërministrorë për të shënuar datat historike të këtij viti. Ne Prishtine, aktivitetet nisin me 15 janar me oren e madhe letrare te titulluar “Ora e Gjergjit” me vargjet e poeteve nga mbare trojet shqiptare. Ndersa data e 17 janarit do te jete e ngjeshur me aktivitete te ndryshme. Ne mengjesin e kesaj date, behen homazhe tek shtatorja e Gjergj Kastriotit ne sheshin me emrin e tij ne qendren e Prishtinës. Ne te njëjtën date po ne kryeqytet do te mbahet akademia e promovimit te dy pullave postare, te Postes se Kosoves dhe asaj te Maqedonise, e cila me pas kremtohet me një koncert me këngë e valle te Ansamblit Kombëtar te Kosovës “Shota”. Ndërsa ne orën 18,00 te mbrëmjes se 17 janarit hapet ekspozita e piktoreve me titull “55 portrete per 550  vjetorin”.

Aktivitete gjithë andej do te zhvillohen edhe neper komunat tjera te Kosovës. “Flaka e Janarit” eshte manifestim tradicional ne qytetin e Anamoraves, ne Gjilan i cili i kushtohet kryesisht luftëtarëve e dëshmorëve qe kane dhënë jetën për lirinë e vendit. Kesaj radhe “Flaka e Janarit” ka filluar me 11 janar dhe do te zgjas 18 dite me programe e manifestime te ndryshme kulturore ku marrin pjese grupe, ansamble e teatro nga te gjitha trevat tona.

Me ndezjen e flakadanit te kësaj ngjarjeje, kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se ky vit i kushtohet 550 vjetorit te vdekjes se heroit Kombëtar Gjergj Kastriot – Skenderbeu dhe 50-vjetorit te demonstratave për flamur. “Me 17 janar mbahet akademia e madhe kushtuar Gjergj Kastriotit Senderbeut. Ndërsa përball komunës do te vendoset busti i heroit tone kombëtar, i cili do te jete shume  i vecante. Jo vetem per18 dite, sa zgjate "Flaka e Janarit", por do te kete edhe shume aktivitete tjera gjate gjith vitit mbarëkombëtar , tha Haziri, qe i kushtohet heroit tone Kombetar, Gjergj Kastriotit Skenderbeut. 

Nga Prishtina Rabie Ibraj








All the contents on this site are copyrighted ©.