"Sot bie Dita Botërore e Emigrantëve dhe Refugjatëve ", këtë kujtoi Papa gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, kremtuar sot në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan duke shtuar: "Në mesazhin tim për këtë Ditë theksova se emigrimet janë sot një shenjë e kohëve”. "Jezu Krishti identifikon veten me të huajin e pranuar ose të refuzuar të çdo epoke”. Tha akoma Papa Françesku gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot.
"Në këtë drejtim - theksoi Ati i Shenjtë Bergoglio - dua të ripohoj se përgjigjja jonë e përbashkët mund të artikulohet rreth katër foljeve të bazuara mbi parimet e doktrinës së Kishës: mirëpritja, mbrojtja, promovimi dhe integrimi".
"Pastaj Papa dha njoftimin se: "Tani e tutje, për arsye baritore, Dita Botërore e Emigrantëve dhe Refugjatëve do të kremtohet të dielën e dytë të shtatorit. Pra, Dita e ardhshme e Emigrantëve, që do të jetë e njëqind e pesëdhjeta, do të kremtohet të dielën më 8 shtator 2019”. Kështu, Dita e sotme e Emigrantëve, është e fundit që u kremtua në janar.
All the contents on this site are copyrighted ©. |