2018-01-12 13:20:00

Papa, për vizitë në Bazilikën e Shën Sofisë në Romë


Sot paradite, drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke, njoftoi se Papa Françesku do të shkojë të dielën, 28 janar, në Bazilikën e Shën Sofisë në Romë. Në orën 16.00, ai do të takohet me bashkësinë greko-katolike ukrainase, duke iu përgjigjur kështu, ftesës së Fortlumturisë së Tij, Sviatoslav Shevchuk, kryeipeshkëv i madh i Kiev-Haliçit të ukrainasve.








All the contents on this site are copyrighted ©.