2018-01-04 16:30:00

Papa pret ambasadorin e ri të Uruguait


Sot paradite Françesku priti në audiencë ambasadorin e ri të Uruguait, Mario Juan Bosco Cayota Zappettini, që paraqiti letrat kredenciale.

Ambasadori i ri lindi në Montevideo, më 18 gusht 1936. Është i martuar, me pesë fëmijë.  Shkollën fillore e gjysëm të mesme i kreu pranë Kolegjit Sagrado Corazon “Antiguo Seminario” të Shoqërisë së Jezuitëve e, më pas, u diplomua në Filozofi, duke marrë edhe titullin e Doktorit të shkencave në kërkime shkencore, pranë Universitetit të la Plata, në Argjentinë. Ambasadori i ri ka kryer një sërë detyrash të rëndësishme, kryesisht si profesor në shkolla të mesme e të larta. Kohët e fundit ishte anëtar i Komisionit Verdad y Justicia.

Audienca të tjera

Gjithnjë sot paradite, Papa priti në audienecë edhe imzot Protase Rugambwa, Sekretar i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve si dhe imzot Ricardo Fontanën, kryeipeshkëv-ipeshkëv i Arezzo - Cortona-Sansepolcro.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.