2018-01-03 14:44:00

Krijohet “Clerus App” e Kongregatës për Klerin. U kushtohet homelive


Kongregata për Klerin, në bashkëpunim me Sekretarinë për Komunikimin, ka krijuar një App - pra, një aplikim për telefon celular - që u kushtohet homelive. Quhet “Clerus App”. Çdo javë, në të jepen disa sugjerime për ata, që dëshirojnë të thellohen e të meditojnë Fjalën e Zotit në liturgjinë e së dielës. App-i është menduar veçanërisht për famullitarët e meshtarët, por edhe për të gjithë ata, që duan të kenë në dispozicion një koment të Leximeve liturgjike të së dielës.

Homelitë janë të jezuitit, atë Marko Ivan Rupnik

         Teksti i homelive është hartuar nga jezuiti slloven, atë Marko Ivan Rupnik. Natyrisht, duke qenë një aplikim për celular, ata që do ta përdorin kanë mundësi të ndryshojnë madhësinë e shkronjave, të zgjedhin ndërmjet dy ngjyrave të sfondit dhe të rregullojnë ndriçimin sipas dëshirës. App-i është falas dhe përfshin leximin me zë të tekstit, për të cilin janë shtuar edhe shpjegime. U jepet mundësia përdoruesve t’i shkarkojnë dhe t’i arkivojnë homelitë off-line. Gjithashtu, ato mund të vendosen edhe në rrjetet e ndryshme shoqërore. Tani për tani, kush dëshiron ta ketë në celularin e tij, mund ta gjejë “Clerus App” në Play Store. Së shpejti, do të jetë edhe në App Store.








All the contents on this site are copyrighted ©.