2018-01-02 18:45:00

Republika Demokratike e Kongos: kard. Monsengwo dënon shtypjen


Kardinali Laurent Monsengwo, kryeipeshkëv i Kinshasës dënon fuqishëm veprimet e forcave të sigurisë në Republikën Demokratike të Kongos. Ato penguan besimtarët të hyjnë në kishë për kremtimin e meshës e përdorën gazin lotsjellës gjatë kremtimit eukaristik në disa famulli të Kinshasës, duke arrestuar priftërinj e besimtarë.

Paqe e drejtësi për Republikën Demokratike të Kongos

         Deklarata e prelatit u bë e njohur pas shtypjes së manifestimit paqësor të 31 dhjetorit, gjatë të cilit dhuna shkaktoi 7 të vdekur. 120 vetë u arrestuan nga policia. Marrshimi paqësor organizohej nga Komiteti laik i koordinimit, për të kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së Shën Silvestrit, e cila parashikonte zgjedhje presidenciale në vitin 2017, por ato nuk u organizuan. Kardinali u kërkon palëve të tregojnë urti dhe të punojnë për paqen e drejtësinë në vend, sidomos për respektimin e lirisë fetare, bazë për të gjitha liritë e tjera.








All the contents on this site are copyrighted ©.