2017-12-27 08:00:00

Mesazhi i ipeshkvit të Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, për Krishtlindje


Dje, më 26 dhjetor, një ditë pas Krishtlindjes, por gjithnjë në atmosferën e saj, Kisha Katolike u lut për Shën Shtjefnin, martir. “Bëj o Atë ta shprehim me jetë misterin, që kremtojmë në ditën e Shën Shtjefnit, martirit të parë, e na mëso t’i duam edhe armiqtë, sipas shembullit të tij, i cili duke vdekur, u lut për persekutuesit e vet. Për Krishtin, Zotin tonë. Amen”.

E duke u lutur edhe sot për të gjithë persekutuarit për shkak të fesë, të dëgjojmë mesazhin e ipeshkvit të Rrëshenit, imzot Gjergj Metës, i cili u bën thirrje meshtarëve e rregulltarëve të shkojnë për t’i shërbyer popullit të zonës së tij, që ka vuajtur shumë pikërisht nga persekutimi komunist kundër fesë. Në dioqezën e tij shërbejnë vetëm 6 meshtarë. Por ja thirrja e imzot Gjergj Metës në këtë Krishtlindje… 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.