2017-12-24 14:24:00

Foshnja, që lind në Natën Shenjte


Është ekstrakomunitar, sepse palestinez nga Nazareti;

emigrant në Egjipt, sepse i persekutuar politik  e fetar që në lindje;

viktimë e ligjeve dhe politikave raciste të dëbimit, sepse pa leje qëndrimi;

hebre nga lindja, prandaj i kërkuar për t’u mbyllur në viset e vdekjes;

palestinez nga kombësia, sepse bir i kësaj toke;

jashtë ligji, sepse klandestin e i kërkuar nga policia;

i dyshimtë, sepse bir i një vajze-nënë, akoma të mitur;

kundërshtar i pushtetit fetar e politik, që s’duron kundërshti as kundërshtarë;

i varfër nga ana e të varfërve, i denjë vetëm për t’u mbërthyer mbi kryq;

besimtar laik atipik e krejtësisht kundër rrymës;

i padëshirueshëm, sepse shkon me të gërbulur e prostituta…

Por, si do të ishte bota, sikur të mos kish lindur?

 

Autor Anonim








All the contents on this site are copyrighted ©.