2017-12-22 19:31:00

Po vjen Zoti me dhuratën e Dashurisë!


Po vjen Zoti me dhuratën e Dashurisë!

Ç’ gëzim bashkë të rrimë me ata që duam,

ta dimë që janë pranë nesh,

t’u shikojmë buzëqeshjen,

t’u dëgjojmë zërin

që na ngushëllon, na siguron e na jep guxim.

 

Ç’ lumturi

t’i prekim e t’i përqafojmë!

dhurata më e bukur

që personat e dashur mund të na bëjnë

është të jenë të pranishëm mes nesh.

 

Kur janë pranë nesh,

edhe nata duket më pak e errët

e nuk kemi më frikë.

 

Ata që duam janë me ne

e për ta jemi gati

të bëjmë mrekullira.

 

Zoti po vjen në shtëpinë tonë

për të ndenjur me ne.

I afrohet gjithkujt:

oh, ja Dhurata!








All the contents on this site are copyrighted ©.