Nuk kam dëshirë
të vërtitem
si verle
rrugësh.
Kapitja
më peshon
si gur
përmbi shpatulla.
Më leni kështu
zhgrehshëm
si send
i flakun
në skutë
e i harruem.
Këtu
s’ ndihet
tjetër
veç kërcëllimës
së druve
të thata
në votër.
Jam në shoqni
me katër
drenusha
tymi
të oxhakut.
All the contents on this site are copyrighted ©. |