2017-12-13 13:44:00

Papa Ojq-ve të frymëzimit katolik: punë në bashkim me Selinë e Shenjtë


Të punohet gjithnjë me frymën e bashkimit dhe të bashkëpunimit me të gjitha Ojq-të katolike dhe me përfaqësuesit e Selisë së Shenjtë, si shenjë “e angazhimit të Kishës për ndërtimin e një bote gjithnjë më të drejtë e më solidare”. Me këto fjalë, shqiptuar në përfundim të audiencës së përgjithshme, i përshëndeti Papa  pjesëmarrësit në Forumin e Organizatave jo qeveritare me frymëzim katolik, këto ditë në Romë, duke i pritur pak para audiencës së përgjithshme, në një nga mjediset pranë Sallës së Palit VI.

Përpjekjet e OJQ-ve të frymëzimit katolik për mbrojtjen e dinjitetit të njeriut

Shpreh vlerësimin tim për përpjekjet tuaja, që synojnë ta çojnë dritën e Ungjillit në periferitë e ndryshme të botës sonë, për të mbrojtur dinjitetin e njeriut, për të promovuar zhvillimin e gjithanshëm të popujve e për t’i plotësuar nevojat materiale e shpirtërore të anëtarëve të shumtë të familjes sonë njerëzore – shtoi në përfundim të takimit Papa.








All the contents on this site are copyrighted ©.