2017-12-12 12:46:00

SHBA: Trump kërkon dënimin me vdekje për terroristët


Kthehet frika e terrorizmit në SHBA-të. Dje, në zemër të Nju Jorkut, një 27-vjeçar shpërtheu një bombë, duke shkaktuar 4 të plagosur. Ndër të plagosurit, edhe vetë atentatori nga Bangladeshi, i cili deklaroi se deshi të dënojë veprimet e Izraelit në Gazë, si edhe bombardimet amerikane kundër Isisit në Siri. Fatmirësisht, bomba artizianale në formë tubi, e mbajtur prej tij, ishte me difekt, përndryshe nuk dihet ç’dëme mund të sillte në stacionin e metrosë në Manhatan, ku kalojnë çdo ditë, 230 mijë vetë.

Dënime më të rënda kundër terroristëve, madje, edhe me vdekje

           Presidenti amerikan Trump kërkoi masa më të rrepta kundër atentateve. I bëri thirrje Kongresit “të mbrojë popullin” e të rishikojë ligjin për emigracionin, i cili, sipas tij, lejon hyrjen e njerëzve të rrezikshëm në vend. E madje u shpreh edhe për dënimin me vdekje për terroristët. Atentati i Akayed Ullah – kështu quhet atentatori – ndodhi vetëm pak ditë pas njoftimit për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem. Vendim, për të cilin Trump po kritikohet nga e gjithë bota.








All the contents on this site are copyrighted ©.