2017-12-12 15:05:00

Kremtimet e Kohës së Krishtlindjes 2017-2018, kryesuar nga Papa Françesku


Kremtimet e Kohës së Krishtlindjes 2017-2018,  kryesuar nga Papa Françesku do të nisin të diel, 24 dhjetor, në  SOLEMNITETIN E LINDJES SË ZOTIT. Në Bazilikën e Vatikanit, në orën 21.30,  Ati i Shenjtë Françesku do të kremtojë Meshën Shenjte të Natës së Solemnitetit të Krishtlindjes. Kremtimit Eukaristik do t’i paraprijë Kënga e Kalendës. 

Të hënën, më 25 dhjetor 2017

SOLEMNITETI I LINDJES SË ZOTIT në Lozhën Qendrore të  Bazilikës së Vatikanit, në orën 12.00, Papa Françesku do t’i drejtojë Romës e Botës mesazhin e Krishtlindjes e do të japë edhe bekimin “Urbi et Orbi”  

Të Diel,  31 dhjetor  2017

SOLEMNITETI I SË SHENJTNUESHMES MARI, NËNË E ZOTIT, në Bazilikën e Vatikanit, ora 17.00, Papa Françesku do të kryesojë Mbrëmësoret e para, pasuar nga ekspozimi i të Shenjtnueshmit Sakrament, himni tradicional “Te Deum”, në përfundim të vitit civil, dhe Bekimi Eukaristik.

Të hënën, 1 janar 2018

SOLEMNITETI I SË SHENJTNUESHMES MARI, NËNË E ZOTIT, Ati i Shenjtë do të kryesojë, në orën 10.00, në Bazilikën e Vatikanit,  Meshën Shenjte të Solemnitetit të së Shenjtnueshmes Mari, Nënë e Zotit, në tetëditshen e Krishtlindjes, nësa kremtohet edhe Dita LI Botërore e Paqes, me temë  «Emigrantët dhe refugjatët: burra e gra në kërkim të paqes”.

E shtunë, 6 janar 2018

SOLEMNITETI I DËFTIMIT TË ZOTIT: Ati i Shenjtë Françesku do të kryesojë Kapelën papnore, në Bazilikën e Vatikanit, duke nisur nga ora 10.00.








All the contents on this site are copyrighted ©.