2017-12-11 13:44:00

Papa falenderon don Pozza-n dhe imzot Viganò për programin “Ati ynë”


“Ajo që mbërrin në zemra është pasioni me të cilat i thonë gjërat”: kështu pohoi dje Papa Françesku, në takimin me protagonistët e programit “Ati ynë”, që u transmetua në nëntë emisione, në televizionin kishtar italian Tv2000. Ati i Shenjtë takoi në një nga sallat e kompleksit Pali VI, në Vatikan, drejtuesin e emisionit, meshtarin don Marco Pozza, kapelan i burgut të Padovës, si edhe imzot Dario Edoardo Viganò, prefekt i Sekretarisë për Komunikimin, shoqëruar nga një grup i madh njerëzish, që kontribuan në realizimin e programit. Pikërisht, nga bashkëpunimi i Tv2000 dhe i Sekretarisë vatikanase për Komunikimin lindi programi dhe libri me titull “Kur luteni thoni Atynën”.

“I dëgjova dëshmitë tuaja, nuk ishin fjalim, as fjalë, ishin dëshmi. Sepse kishte pasion brenda. Secili prej jush foli me pasion e kur dikush arrin ta komunikojë pasionin, do të thotë se beson në atë, që thotë”, nënvizoi Papa gjatë takimit. Edhe “Jezusi – u kujtoi të pranishmëve – ishte i apasionuar pas njerëzve: Ai erdhi të na shpëtojë dhe ia doli ta lartojë dinjitetin e njeriut”.








All the contents on this site are copyrighted ©.