2017-12-10 17:30:00

Papa Françesku: të merren vendime efikase kundër ndryshimeve të klimës


Papa e kujtoi përsëri “fenomenin shqetësues të ndryshimeve klimaterike”, menjëherë pas lutjes së Engjëllit të Tënzot. Rasti, data e takimit të rangut  të lartë  “Our Planet Summit”, që do të mbahet këtë javë në Paris.

Dy vjet pas adoptimit të “Marrëveshjes mbi klimën”,  nënshkruar pikërisht në kryeqytetin francez, takimi - kujtoi Papa - synon të përsërisë angazhimin për të aktualizuar dhe për të konsoliduar një strategji të përbashkët lidhur me këtë problem shqetësues:

“Uroj nxehtësisht që ky takim i rangut të lartë, ashtu si edhe nismat e tjera  që shkojnë në të njëjtin drejtim, të favorizojnë vetëdijësimin për marrjen e vendimeve me të vërtetë efikase, që t’i kundërvihen ndryshimeve klimaterike e, njëkohësisht, të luftojnë varfërinë e të promovojnë zhvillimin njerëzor”.

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.