2017-12-08 00:00:00

Zënia e papërlyer e Marisë, një nga festat më të bukura e më popullore të Zojës së Bekuar


Zënia e papërlyer e Marisë, një nga festat më të bukura e më popullore të Zojës së Bekuar. Maria, jo vetëm që nuk bëri asnjë mëkat, por u ruajt edhe nga mëkati i rrjedhshëm, trashëgimí e përbashkët e gjithë gjinisë njerëzore” – këtë kujton Kisha në festёn mariane tё 8 dhjetorit, duke nënvizuar misionin për të cilin Zoti e kishte caktuar Marinë: të ishte Nëna e Shëlbuesit tё njerёzimit. E këtë e përmban e vërteta e fesë që flet për të Papërlyerën, kujton liturgjia . Fjala ‘Hirplote’ me qё tёcilёn Engjёlli Zotit iu drejtuar

Marisё - në origjinalin grek kecharitoméne – është emri më i bukur i Marisë, emër që ia ngjiti vetë Zoti, për të treguar se është gjithnjë e përgjithmonë e dashura e zgjedhur për të pranuar dhuratën më të çmuar, Jezusin, “dashurinë e mishëruar të Hyji”, ashtu siç shkruan Benedikti XVI në Enciklikën “Deus caritas est”.

Mund të na lindë pyetja: pse ndërmjet të gjitha grave, Hyji zgjodhi pikërisht Marinë e Nazaretit? Kisha shpjegon se përgjigja e kësaj pyetjeje fshihet në misterin e pamatshëm të vullnetit hyjnor, por edhe se Ungjilli vë në dukje një arsye të kësaj zgjedhjeje: përvujtërinë e Marisë.

E mund tё citojmё kёtu edhe ‘Komedinë Hyjnore’ të Dante Aligerit e pikërisht Këngën e fundit të Parajsës, në të cilën shkruhet: “Virgjër e Nënë, ti bija e tënd Biri, / ti e përvujtë e e lartë përmbi krijesat të tëra/…E më pas Papa kujtoi se vetë Virgjëra, në ‘Magnificat’, thotë: “Shpirti im madhëron Zotin… sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë”.

Pra, Zotin e tërhoqi pikërisht përvujtëria e Marisë, që gjeti hir para syve të Tij. E ajo u bë kështu Nëna e Hyjit, figurë e model i Kishës, e zgjedhur ndër popuj për të marrë bekimin e Zotit e për ta përhapur mbi gjithë familjen njerëzore.

Edhe fliste për misioni ynё i krishter, frymёzohet nga shembulli i Marisё. Aj e pranoi Jezusin me fe e ia dhuroi botës me dashuri. Kjo është edhe thirrja jonë e misioni ynë, thirrja e misioni i Kishës: ta pranojmë Krishtin në jetën tonë e t’ia japim botës, që bota të shëlbohet përmes Tij.

Në kёtё kremtim, Kisha katolike i fton besimarët ta shikojnë festën e Zojës së papërlyer si një fanar që ndriçon Kohën e Ardhjes, kohë në të cilën, vigjilentë e plot besim, presim ardhjen e Shëlbuesit Jezu Krisht - e Marinë, si shenjë të ndritur e të sigurtë shprese e ngushëllimi për popullin e Zotit në shtegtim.

Urojmё që Maria t’i nxisë ne e tё gjithё besimtarët e krishterё për ta pritur plot besim Shëlbuesin që vjen. Të gjithëve festë të gëzuar!

O Mari, Virgjër e papërlyer,
edhe sivjet ndodhemi, me dashuri bijnore, në këmbët e figures sate për të të paraqitur rishtas nderimin e bashkësisë së krishterë e të qytetit të Romës. Ndalemi këtu në lutje, duke ndjekur traditën e nisur nga papët e mëparshëm në ditën solemne, në të cilën liturgjia kremton të Zënët tënd të papërlyer, mister që është burim gëzimi e shprese për të gjithë besimtarët. Të përshëndesim e të thërrasim me fjalët e Engjëllit: ‘Hirplote’ (Lk 1,28), emri më i bukur me të cilin të thirri vetë Zoti që prej amshimi.

“Hirplote” je, o Mari, plot dashuri hyjnore që nga çasti i parë i jetës sate, e paracaktuar nga Hyji për të qenë Nëna e Shpërblyesit, bashkëpunëtorja e ngushtë e Tij në misterin e shëlbimit. Në të Zënët tënd të papërlyer shkëlqen grishja e nxënësve të Krishtit, të thirrur për t’u bërë, me hirin e Tij, shenjtorë e të papërlyer në dashuri (cfr Ef 1,4). Në ty ndriçon dinjiteti i çdo njeriu, që është gjithnjë i çmuar para syve të Krijuesit. Kush i sjell sytë nga Ti, o Nënë gjithëshenjte, nuk e humbet kurrë paqen, sado të vështira të jenë provat e jetës. Ndonëse e hidhur është përvoja e mëkatit, që e shëmton dinjitetin e bijve të Hyjit, kush mbështetet tek Ti, rizbulon bukurinë e së vërtetës e të dashurisë dhe rigjen shtegun që të çon në shtëpinë e Atit.

“Hirplote” je ti, o Mari, që duke pranuar me ‘po’-në tënde planet e Krijuesit, na hape rrugën e shpëtimit. Në shkollën tënde, na mëso edhe ne t’i themi ‘po’ vullnesës së Zotit. Një ‘po’ që bashkohet me ‘po’-në tënde pa asnjë kusht e pa asnjë hije, për të cilën Ati qiellor deshi të kishte nevojë për të lindur Njeriun e ri, Krishtin, të vetmin Shëlbues të botës e të historisë. Na jep guxim t’i themi ‘jo’ mashtrimeve të pushtetit, të parasë, të kënaqësisë; fitimeve të pandershme, korrupsionit, hipokrizisë, egoizmit e dhunës. T’i themi ‘jo’ Djallit, princit mashtrues të kësaj bote e ‘po’ Krishtit, që shkatërron pushtetin e së keqes me gjithëpushtetin e dashurisë. Ne e dimë se vetëm zemrat e penduara, të kthyera në rrugën e dashurisë, që është Zoti, mund të ndërtojnë një ardhmëri më të mirë për të gjithë.

“Hirplote”, je Ti, Mari! Emri yt është për të gjitha breznitë peng i sigurtë shprese. Po! Sepse, siç shkruan Poeti i madh Dante, për ne të vdekshmit Ti ‘je burim i gjallë shprese” (Par., XXXIII, 12). Te ky burim, te gurra e Zemrës sate të papërlyer, vijmë përsëri, shtegtarë plot me besimin se në Ty do të gjejmë fe e ngushëllim, gëzim e dashuri, siguri e paqe.

Virgjër “hirplote”, tregohu Nënë e ëmbël dhe e kujdeshsme për banorët e këtij qyteti, që është yti, sepse e gjallëron dhe e drejton shpirti i vërtetë ungjillor; tregohu rojtare vigjilente për Italinë e për Evropën, në mënyrë që nga rrënjët e lashta të krishtera popujt të thithin limfën e re për të sotmen e për të ardhmen e tyre; tregohu Nënë e mëshirshme për mbarë botën që, duke respektuar dinjitetin njerëzor e duke kundërshtuar çdo formë të dhunës e të shfrytëzimit, të hidhen themelet e patundura të qytetërimit të dashurisë. Tregohu Nënë posaçërisht për ata që kanë më tepër nevojë: për të pambrojturit, për të braktisurit, për të pastrehët, për viktimat e një shoqërie që tepër shpesh e flijon njeriun për qëllime e interesa të tjera.Tregohu Nënë e të gjithëve, o Mari, e dhurona Krishtin, shpresën e botës! “Monstra Te esse Matrem”, o Virgjër e papërlyer, hirplote! Amen!

Benedikti XVI , 8 dhjetor 2006








All the contents on this site are copyrighted ©.