2017-12-08 16:26:00

Papët në Sheshin e Spanjës: të dhëna historike


Më 8 dhjetor 1854 Papa Piu IX shpalli dogmën e të Zënit pa mëkat të  Virgjërës.

Tri vjet më vonë, më 8 shtator 1857, Papa bekoi e përuroi monumentin e Zojës së Papërlyer në Sheshin e Spanjës.

Papa Piu XII ishte i pari që nisi të çojë lule në Sheshin e Spanjës për Solemnitetin e  Zojës së Papërlyer.

Shën Gjoni XXIII, në vitin 1958, shkoi vetë në Sheshin e  Spanjës për të vënë një shportë me trëndafilë të bardhë te këmbët e Zojës së Papërlyer. Më pas Papa vizitoi Bazilikën e Shën Marisë së Madhe.

Këtë traditë e vijuan edhe Papët i Lumi Pali VI, Shën Gjon Pali II dhe Benedikti XVI.

Edhe Papa Françesku  e vizitoi sot Sheshin e Spanjës, vuri lulet e bardha dhe u ndalua për disa çaste në lutje, si shprehje e këtij devocioni popullor. 








All the contents on this site are copyrighted ©.