Që mbrëmë në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan nisi të ndjehet plotësisht atmosfera e festave të mëdha të dimrit. U ndoq me emocion të madh ndriçimi i Shpellës së Betlehemit, dhuruar nga Abacia territoriale e Montevergine. E, më pas, çast tjetër kulmor, u ndriçua edhe Bredhi i Krishtlindjes, dhuruar nga kryedioqeza polake e Elk. Bredhi dhe Shpella do të vijojnë të ndriçojnë Sheshin me dritën e tyre misterioze deri të dielë, 7 janar, ditë kur përkujtohet Pagëzimi i Zotit dhe përfundon - në liturgji – Koha e Krishtlindjes.
Mund të vizitohet duke shtegtuar këto ditë feste në Sheshin e Shën Pjetrit, por edhe virtualisht, përmes mjeteve të ndryshme të komunikimit. Posaçërisht sot kur, në orën 12.00 mund të ndiqet edhe lutja e Engjëllit të Tënzot, e, mbasdite në 15.50, lutja që Papa do t’i drejtojë Zojës së Papërlyer në Sheshin e Spanjës, duke nisur nga ora 15. 50.
All the contents on this site are copyrighted ©. |