2017-12-07 15:16:00

Çelësi i fjalëve të Kishës: të stërvitemi për të jetuar si Jezusi


Në ciklin tonë kushtuar dhjetë këshillave të Papës Françesku për të rinjtë, emisioni i sotëm i kushtohet Fjalës që Ati i Shenjtë mbajti në Ditën e 28-të Botërore të Rinisë, më 27 korrik 2013. Në atë rast, i nxiti të rinjtë të stërviten për të jetuar si Jezusi.

         “Jezusi – thotë Papa – na jep mundësinë për të fituar diçka sipërore, më të madhe edhe se Kupa e Botës në futboll! Jezusi na jep mundësinë për një jetë të lumtur e për një të ardhme me Të, që nuk do të ketë fund, në jetën e amshuar. Këtë na ofron Krishti. Por, na kërkon edhe ta paguajmë biletën e hyrjes e, kjo hyrje kalohet kur ne stërvitemi për ‘të qenë në formë’, për të përballuar pa frikë të gjitha situatat e jetës, duke dëshmuar fenë.
         Secili të përgjigjet për vete – u kërkon Françesku të rinjve. – A flas unë me Jezusin apo kam frikë nga heshtja? A e lë Shpirtin Shenjt t’i flasë zemrës? A i kërkoj Jezusit: çfarë dëshiron që të bëj, çfarë do nga jeta ime? Kjo do të thotë ‘të stërvitemi’. Pyeteni Krishtin, flisni me Jezusin. Mos kini frikë prej Tij! Kjo është lutja. E me të, stërviteni në dialogun me Jezusin: përmes sakramenteve, që e shtojnë praninë e Tij në zemrën tonë; përmes dashurisë vëllazërore: të dini të dëgjoni, të kuptoni, të falni, të mirëprisni, të ndihmoni të tjerët, çdo njeri, pa përjashtim, pa e mënjanuar. Të dashur të rinj – përfundon Papa – të jeni ‘atletë të vërtetë të Krishtit’!”







All the contents on this site are copyrighted ©.