2017-12-05 13:01:00

Papa, në lutje për fratel Murën në shtëpinë e përgjithshme të jezuitëve


Sot paradite, në orën 10.30, Papa Françesku shkoi në Shtëpinë e Përgjithshme të Jezuitëve, pranë Vatikanit, që të lutej për sivëllaun e vet jezuit, Salvador Angel Mura, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë. Fratel Mura ka qenë sekretari dhe shoferi i atë Jorge Mario Bergoglio, në kohën kur ishte provincial i jezuitëve të Argjentinës. Ati i Shenjtë u ndal në lutje para kapelës për 10 minuta. Pastaj, u kthye sërish në Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.