2017-12-04 19:45:00

Papa: Feja konkretizohet nё shёrbimin pёr ata qё janё nё vёshtirёsi


“Feja bёhet e prekshme kur konkretizohet nё dashuri, posaçёrisht nё shёrbimin tonё ndaj vёllezёrve e motrave nё vёshtirёsi”. Kёtё kujton Papa Françesku, duke botuar njё tweet tё ri nё faqen e internetit @Pontifex.

Feja dhe shërbimi e ndryshojnë botën, pati thёnё Papa Françesku mё tetor tё vitit 2016 nё Baku, duke pёrmend shembullin e Shёn Nёnё Terezёs Feja, është dhuratë e Zotit e duhet kërkuar gjithnjë, duhet kultivuar nga ana jonë. Nuk është forcë magjike, që zbret nga qielli, nuk është ‘pajë’, që jepet një herë e përgjithmonë e, as ndonjë pushtet magjik, që shërben për të zgjidhur problemet e jetës. Sepse një fe, që plotëson vetëm nevojat tona, do të ishte një fe egoiste, e përqendruar vetëm mbi ne. Feja nuk duhet ngatërruar me mirëqënien, me shëndetin e mirë, ose me ngushëllimin shpirtëror, me paqen e zemrës. Feja është filli i artë, që na lidh me Zotin, gëzimi i pastër se rrimë me Të, se jemi të bashkuar me Të; është dhuratë, që vlen për gjithë jetën, por sjell fryte vetëm nëse bëjmë edhe ne pjesën tonë”.

Shërbimi është gatishmëri e plotë, pa llogari e pa interes

Feja sjell shërbimin. Por ai nuk është thjesht plotësimi i detyrave, që na takojnë, ose kryerja e ndonjë vepre të mirë, nënvizoi Papa Françesku. Ashtu si Jezu Krishti na shërbeu me gatishmëri të plotë, deri në vdekjen në kryq, ashtu edhe ne duhet të jemi krejtësisht të gatshëm për t’u shërbyer të tjerëve, pa llogari e pa interes: “Pra, nuk jemi të thirrur të shërbejmë vetëm për t’u shpërblyer, por për të imituar Zotin, bërë shërbëtor për hir të dashurisë për ne. E nuk jemi të thirrur të shërbejmë rrallë e për mall, por të jetojmë duke shërbyer. Shërbimi bëhet atëherë stil jete, madje, përmbledh në vetevete krejt stilin e jetës së krishterë: t’i shërbejmë Zotit në adhurim e në lutje; të jemi të hapur e të gatshëm; ta duam konkretisht të afërmin; të veprojmë me hov për të mirën e përbashkët”. Të krishterët bëjnë pjesë në një histori mëkati e Hiri, gjithnjë para alternativës: të shërbejnë, apo të shërbehen nga vëllezërit. Kёshtu u shpreh Papa Françesku nё homelia e meshës sё 30 prillit 2015, kremtuar në kapelёn e Shtëpisё sё Shën Martës, nё Vatikan, duke u përqendruar në dy tipare të identitetit të krishterë.

Shёrbimi ёshtё tipar i identitetit të krishterë. Jezusi, kujtoi Papa, u lan këmbët dishepujve të vet, duke i ftuar të gjithë të bëjnë njësoj si Ai, pra, të shërbejnë: “Identiteti i krishterë është shërbimi, jo egoizmi. ‘Eh mor atë, jemi të gjithë egoistë’. Ah po? Eshtë mëkat, është zakon nga i cili duhet të shkëputemi. Të kërkojmë falje, që Zoti të na kthejë në udhën e vet. Jemi të thirrur të shërbejmë. Të jesh i krishterë nuk është dukje, apo sjellje shoqërore, nuk do të thotë t’i bëjmë makijazh shpirtit, që të jetë pakëz më i bukur. Të jesh i krishterë do të thotë të bësh atë, që bëri Jezusi: të shërbesh”.

 Së fundi, Papa Françesku i fton besimtarët të rrëmojnë thellë në vetvete: “Pyete zemrën, çfarë bëj më shumë? Marr shërbime nga të tjerët, shërbehem prej tyre, prej bashkësisë, famullisë, familjes, miqve, apo shërbej, jam në shërbim të të tjerëve?”.








All the contents on this site are copyrighted ©.