2017-12-04 13:29:00

Kisha Katolike ne Kosove filloi ecjen shpirterore te Krishtlindjes


E diela e parë e Kohës së Ardhjes u kremtua kudo në famullitë e Kosovës. Në katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, sigurisht Mesha ishte me e veçantë  pasi pati disa risi nga vitet e kaluara. Koha e Ardhjes është kohë e pendesës dhe e rizgjimit shpirtëror. Është kohë e përgatitjes për solemnitetin e lindjes së Zotit tonë Jezu Krishtit. Na kujton ardhjen e parë të Birit të Hyjit ndërmjet njerëzve, mishërimin e Tij, por është edhe kohë në të 
cilën, përmes kujtimit të ardhjes së parë të Krishtit – shpirti ynë udhëhiqet drejt pritjes së ardhjes së dytë të Tij në fundin e kohëve, në mbarim të botës. 
Koha e Ardhjes është kryesisht kohë e përgatitjes për Krishtlindje, që nis me Lutjet e para mbrëmësore – mbrëmjen e së Dielës së parë të kësaj kohe e përfundon, natyrisht, Natën e  Krishtlindjes. Është koha në të cilën Kisha e përqendron gjithë vëmendjen tek misteri i madh i Birit të Hyjit që merr natyrën njerëzore, që hyn në historinë tonë njerëzore e që zbret nga qielli për dashurinë tonë e për shpëtimin tonë. Kjo është kryesorja për Kohën e Ardhjes. 

 Më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt....

Famullitari i Prishtines, dom Fatmir Koliqi ne nje atmosfere shume te bukur, e celebroi meshen ne bashkemeshim me disa meshtare, por me nje numer te madh te femijeve e adoleshnteve, te cilet ne menyre zyrtare u shpallen ministrante apo sherbetore te Lterit, te cilet u betuan per te qene ne sherbim te ipeshkvit e meshtareve gjate mesheve te ndryshme. “Keta femije e adoleshent ne te bardha deshirojne qe te jene sa me afer Zotit, ti sherbejne kishes, ti japin lavdi dhe te ecim bashke duke bere vepra konkrete, ashtu sikur engjejt qe i sherbejne Zotit ne qiell. Kjo tregon se jemi teresisht duke e pritur ardhjen e Krishtit, i cili i ka dhene kuptim jetes njerezore”, tha dom Fatmiri.  

Ai ne vazhdim pohoi se Kurora e Adventit, e krejt kjo kohe e gezueshme, plot ngjyra e me kreativitete te ndryshme jane te nje feje e cila eshte brenda nesh e deshiron te manifestohet edhe jashte, te behet pjese e gjalle, pra kjo eshte prania e Krishtit ne mesin e besimtareve.

“Ndersa kater qirnjt ngjyre vjollce jane simbolike e cejes tone qe dalengadal i afrohemi Qiriut te Bardhe, te cilet do ti emertojme. I pari do te quhet qiriu i sherbimit e i bamiresise te cilin sot e ndezen femijet e famullise. Te dytin do ta quajme qiri te shpreses dhe do ta ndezin te rinjte tane. Te dielen e trete qiriun do ta ndezin familjet tona te cilin e quajtem qiriu i paqes, ndersa qiriu i katert do te jete ai i dashurise dhe do ta ndezin te moshuarit e famullise se Prishtines. Ne kete menyre, ecja jone behet e teresishme dhe ne si bashkesi takohemi me Krishtin ne Betlehem. A ka ecje me te bukur se kjo, me keto vlera e virtyte, te cilat nuk mund ti fitojme vete, por na dhurohen prej Zotit!”, tha dom Fatmiri.

Ungjilli i sotem na tha “rrini zgjuar, qe ti kemi gjithmone dritat ndez, e mos te ecim ne erresire”. Prandaj tha ai, ne kete kohe te ecjes shpirterore kisha jone do ta kete edhe nje risi te bukur. Si tradite e shume vendeve te botes edhe ne do ta kemi “meshen e agimit”. Keshtu qe dy here ne jave ne oren 6,00 te mengjesit, pa dal drita, kjo meshe do te jete ne kishen e “Shna Nout” ne Prishtine.

Dom Fatmiri, gjate meshes njoftoi edhe per aktivitete tjera e angazhime konkrete gjate ketyre kater javeve te Ardhjes. Kurorat dhe zbukurimet e ndryshme te pergatitura nga femijet e grate e famullise do te shiten dhe fitimet prej tyre do te shkojne per te varferit e motrave te Nene Terezes ne Peje. Ndersa te ardhurat nga “Aksioni i bamiresise, pakoja e Krishtlindjes”qe do ti pergatisin besimtaret do tu dhurohen kategorive tjera te nevojtareve ne Prishtine. Grumbullimin e te mirave materiale gjithashtu do ta mundesoj edhe hapja e tregut te Krishtlindjes me gjera te ndryshme qe per here te pare do te behet ne oborrin e Katerdales “Shen Nene Tereza” ne Prishtine. 

Me respekt, Mrika 








All the contents on this site are copyrighted ©.