2017-11-29 10:20:00

Papa: dita tretё nё Mianmar, takimi me budistёt


Papa Françesku e filloi sot ditёn e tretё tё vizitёs sё tij apostolike nё Mianmar me kremtimin e Meshёs nё Kyaikkasan Ground , nё njё hapёsirё tё madhe qё shёrben pёr ngjarje sportive, nё zemёr tё Yangonit, (kur nё Evropё ishte natё). Eshtё kremtimi parё, dhe i vetёm, i Mёshёs publike gjatё kёtij udhёtimi apostolik nё Mianmar ku komuniteti katolik numёron afёr shtatёqind mijё besimtarё. Qe njё kremtim i hareshёm e shumёngjyrёsh nё tё cilin sipas autoriteteve tё vendit morёn pjesё afёr 150 mijё persona.

Pas dreke, nё selinё e kryeipeshkёvisё sё Yangon-it, Papa Françesku, nё ora 10 evropiane,  
shkon nё Kaba Aye Centre, vend simbol i budizmit Theravada, pёr t’u takuar me kёshillin e lartё “Sangha” tё murgjёve budistё. Do tё jetё i pranishёm edhe ministri pёr Cёshtjet fetare, Thura U Aung Ko.

Disa liderё budistё morёn pjesё edhe nё takimin e djeshёm tё Papёs me 17 pёrfaqёsuesit fetarё tё Mianmarit, nё Yangon, njё takim vёllazёror ku çdonjёri mori fjalёn lirshёm. Pas takimin me budistёt, Papa Françesku, nё selinё e kryeipeshkvisё katolike tё Yangonit, do tё takojё ipeshkvijtё katolikё tё Mianmarit.








All the contents on this site are copyrighted ©.